Muzeu Hebraik në Vlorë do të jetë institucioni më i ri i kujtesës, ku do të prezantohet një histori unike bashkëjetese, besimi dhe shprese mes shqiptarëve dhe hebrenjve.
Muzeu Hebraik Shqiptar, që risjell në kujtesë vlera të çmuara si mikpritja dhe humanizmi ndër shekuj i vlonjatëve, po ngrihet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve dhe ndodhet në sheshin kryesor të qytetit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë, një ndërtesë që sipas tij, “do të dëshmojë ndër breza historinë e rrallë të bashkëjetesës shqiptare me hebrenjtë, në vitet e errëta të Holokaustit, ku populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij”.
Duke u ndalur te projekti, Rama tha se ai ndërthur arkitekturën tradicionale me atë bashkëkohore.
“Projekti ruan muret origjinale të ndërtesës, strukturën mbajtëse dhe elementët tipikë arkitektonikë, ndërsa i gjithë procesi do të pasurohet me qasje moderne në dizajn dhe teknologjitë bashkëkohore të ekspozimit”, u shpreh kryeministri.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...