Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dhënë mbështetje të fuqishme protestës në Hagë që do të zhvillohet me të dielën me 14 shtator.
Haradinaj ka thënë se i qëndron fuqishëm krah përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare.
‘‘Këtë të diel, më 14 shtator, bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta, protestojnë në Hagë për drejtësi.
Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë’’, ka shkruar ai.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...