Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit Milan Radoiçiq janë parë të martën mbrëma në stadiumin “Maracana” për ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë.
Danilo Iliq, Danijel Xhukiq, Marjan Radojeviq, Stefan Radojkoviq, Stefan Jovanoviq që janë në listën e 44 të akuzuarve nga Kosova për sulmin në Banjskë në shtatorin e vitit 2023, ishin pjesë e koreve që vazhdimisht u kënduan kundër Kosovës në ndeshjen në të cilën Serbia e pësoi humbjen e thellë prej 5 me 0 nga “Tre Luanët”.
Një llogari në rrjetin social “X” ka publikuar fotografitë e kriminelëve të dyshuar për rastin e Banjskës.
Llogaria “Usrana Motka” shkruan se grupi i Radoiçiqit erdhi me urdhrin e Zhvallegës dhe se ishin të gatshëm të terrorizonin të pranishmit në stadiumin e Beogradit.
Ekipa Milana Radoičića došli po nalogu Žvalege na stadion. Huljine sluge sa KiM su lakmus papir apsolutnih idiota, služe onog koji ih je izdao i prodao i još su spremni da čine zločine protiv naroda na njegov mig. Budućnost će proučavati taj mentalni fenomen, uveren sam u to pic.twitter.com/9wfHfOF05a
— Usrana Motka (@usrana_motka) September 10, 2025
Kjo llogari shkruan se disa prej grupit kanë ardhur nga Zveçani dhe Mitrovica e veriut.
Gjatë ndeshjes pati edhe një përleshje, në të cilën dyshohet se janë të përfshirë grupi i Radoiçiqit, përcjell Paparaci.
45 të akuzuarit për Banjskën ngarkohen për veprat penale: “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpërlarja e parave”.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...