Uran Ismaili nis serinë “Pa Filter” me Tefik Bekteshin: Do ta ndërtojmë Spitalin e Prishtinës - Gazeta Express
string(90) "uran-ismaili-nis-serine-pa-filter-me-tefik-bekteshin-do-ta-ndertojme-spitalin-e-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 10:47

Uran Ismaili nis serinë “Pa Filter” me Tefik Bekteshin: Do ta ndërtojmë Spitalin e Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 10:47

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka nisur një seri të re takimesh të quajtur “Pa Filter”, ku bisedon hapur me qytetarë e profesionistë për çështjet më të rëndësishme të kryeqytetit. Në takimin e parë, ai u bashkua me Tefik Bekteshin, ish-drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë.

Ismaili tha se qytetarët e Prishtinës janë të diskriminuar prej më shumë se 25 vitesh nga mungesa e një spitali të dedikuar për ta, duke theksuar se kjo është padrejtësi e pakuptimtë që duhet të marrë fund. “Kam me e realizu Spitalin e Prishtinës,” tha ai, duke kujtuar se plani i detajuar është përgatitur që në kohën kur ai ishte ministër i Shëndetësisë, por nuk u vu kurrë në zbatim nga qeverisjet e mëvonshme.

Nga ana e tij, Tefik Bekteshi tha se ndërtimi i Spitalit të Prishtinës do të ishte arritje historike për qytetarët e kryeqytetit, duke e cilësuar një hap që do të mbetet në kujtesë. Ai po ashtu e falënderoi Ismailin për bashkëpunimin e ofruar gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë dhe për gatishmërinë për të mbështetur profesionistët shëndetësorë në reformat e ndërmarra atë kohë.

Ismaili shtoi se qytetarët e kryeqytetit meritojnë shërbime shëndetësore të nivelit më të lartë dhe se Spitali i Prishtinës do të jetë një prej prioriteteve të qeverisjes së tij.