Rasti “Onkologjia” kundër ish drejtorit të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji Shkup, Nino Vasev dhe tre onkologëve të akuzuar për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve, sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup duhet të vazhdojë pa të akuzuarën e dytë Meri Peshevska e cila e ka pranuar fajin.
Vasev dhe dy të akuzuar Simonida Crvenkova dhe Dragan Jakimovski, të gjithë të punësuar në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, në seancën e kaluar para Gjykatës e kanë mohuar fajin.
Prokurorja Ana Gogovska Jakimovska, në fjalimin hyrës të seancës së kaluar, paralajmëroi se para Gjykatës, do të paraqesë dëshmi se i akuzuari i parë Nikolla Vasev me vetëdije dhe në mënyrë sistematike në kundërshtim me parimet themelore gjatë kësaj ka shkaktuar dëmtime të vështira të shëndetit të pacientëve.
“I akuzuari kreu disa nga të njëjtat veprime dhe kështu shkeli rëndë standardet dhe rekomandimet e procedurave botërore dhe evropiane të onkologjisë. I akuzuari, pa vendim konsullor, zbatoi dhe miratoi terapi me dozë dhe aplikim të papërshtatshëm, dhe pa vlerësuar gjendjen e performancës dhe parametrat biokimikë të pacientëve. Do të tregojmë se terapitë u përshkruan edhe kur nuk ishin të nevojshme, dhe për këtë arsye të dëmshme, pa mundësinë e zhvillimit të një efekti terapeutik”, deklaroi Gogovska Jakimovska.
Vasev, para Gjykatës tha se nuk ndjehet fajtor, dhe ka reaguar se “është lejuar që në procedurë të marrë pjesë një ekspert i cili u emërua nga drejtori i Klinikës në vitin 2017”. Sipas mbrojtjes së tij, kundër Vasev është duke u zhvilluar “një lloj komploti”, dhe njoftoi se do të kundërshtojnë plotësisht dhe do të shkatërrojnë provat e Prokurorisë përmes provave të bazuara dhe të forta, përfshirë mendimet e ekspertëve dhe dëgjimin verbal të mjekëve nga Serbia dhe Sllovenia, të cilët kanë përgatitur ekspertizat për Prokurorinë.
Peshevska në seancën e kaluar tha se e pranon fajin, pas çka Gjykata ka ndarë procedurën kundër saj dhe do të duhet të vazhdojë më 17 shtator.
tag_katrorimaqedoni_2
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...