Djegia është një proces shumë i dëmshmëm për shëndetin, djegia e hidrokarbureve, djegia e yndyrave gjatë gatimit, djegia nga lëndët e ndezshme. Duke njohur efektet e dëmshme që sjell djegia janë ndërmarrë hulumtime shkencore dhe teknologjike me qëllim eliminimin e këtij procesi nga përditshmëria jonë.
Tanimë është thjesht çështje kohe kur makinat me djegie nuk do të jenë më nëpër rrugë duke u zëvëndësuar plotësisht me makina hibride dhe elektrike. Po ashtu, i shumëpritur është momenti kur do të heqim dorë përgjithmonë nga djegia e duhanit. Vitet e fundit, shkenca ka zbuluar një zgjidhje më pak të dëmshme në këtë drejtim. Duke i krahasuar me cigaret, alternativat e reja pa tym të cilat e ngrohin duhanin janë më pak të dëmshme sepse nuk prodhojnë susbtancat e dëmshme që krijohen nga djegia.
Cila është diferenca midis këtyre dy proceseve?
Kur ndezim një cigare, duhani fillon të digjet duke krijuar tym, nëpërmjet të cilit duhanpirësit nuk thithin vetëm nikotinën, por më shumë se 6,000 substanca ku shumica prej tyre janë të dëmshme, si monoksidi i karbonit dhe katrani.
Çfarë sjell ngrohja?
Alternativat pa tym, të cilat bazohen në shkencë e përcjellin nikotinën pa djegie dhe pa tym. Në këtë mënyrë, ekspozimi ndaj substancave të dëmshme reduktohet ndjeshëm në krahasim me cigaret. Alternativat e reja lëshojnë një aerosol, përbërja e të cilit ka 95% më pak substanca të dëmshme se cigaret me djegie. Kjo është arsyeja pse një numër gjithnjë e në rritje i ekspertëve të shëndetit rekomandojnë që duhanpirësit e rritur të cilët zgjedhin të mos e lenë duhanin të kalojnë në alternativa më pak të dëmshme. Ajo që ata sugjerojnë është përdorimi i këtyre pajisjeve që shmangin djegien e duhanit dhe substancat e dëmshme që prodhon djegia.
Cila është zgjidhja më e mirë?
Hiq dorë nga duhani dhe nikotina. Por t’i largohesh një vesi të vjetër nuk është gjithmonë e lehtë, ndaj ndodh që pavarësisht se njerëzit i dinë pasojat negative që sjell duhanpirja nuk heqin dot dorë. Ata kanë nevojë të informohen me fakte dhe të dhëna shkencore mbi alternativat e reja që ekzistojnë sot në botë, ku kalimi nga cigaret te produktet me ngrohje është një zgjidhje më e mirë se të vazhdosh të pish duhan.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...