Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Jarninje.
I njëjti ishte prezantuar me letërnjoftim dhe patentë shofer serb që dyshohet të jenë të falsifikuara.
‘‘FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
SPK Jarinje 09.09.2025-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin serb që dyshohet të jenë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës’’, thuhet në raportin e PK-së.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...