Edon Zhegrova e kishte formuar një sulm të frikshëm tek Lille me Jonathan Davidin.
Të dy futbollistët luajtën me sukses në kampionatin francez dhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa tash do ta kenë rastin dhe fatin të jenë sërish përkrah njëri tjetrit.
Në fakt, dyshja u transferua në Juventus gjatë kësaj vere dhe “Zonja e Vjetër” pret shumë nga ta, shkruan “Gazeta Express”.
David, në një intervistë të gjatë për mediat italiane, ndër të tjera foli edhe për shokun e tij, Zhegrova, të cilin e çoi në qiell me lëvdata.
“Unë i ndava disa sezone me të. Edoni është një lojtar i jashtëzakonshëm, e ka një të majtë të jashtëzakonshme dhe një driblim të shkëlqyer. Ai është një përforcim i madh. Në Lille e kishim gjithmonë një raport mjaft të mirë, brenda dhe jashtë fushës. Ka një lidhshmëri të madhe mes nesh dhe kjo do të jetë po ashtu një avantazh në Juventus”, u shpreh sulmuesi i rrezikshëm.
David dhe Zhegrova mund të debutojnë tek Juventusi në Derbin e Italisë kundër Intertit. /Gazeta Express
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...