Një person është arrestuar në rrugën “Viktor Hygo” në Prishtinë, pasi që gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar disa armë dhe municion.
Sipas policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar: një armë automatike e tipit AK/47, një pushkë ajrore, një pistoletë, dy karikatorë për pistoletë dhe nëntë fishekë.
Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy persona tjerë – një mashkull dhe një femër, shtetas kosovarë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...