I dënuar në Itali me mbi 8 vite burg, arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari nga Bulqiza - Gazeta Express
string(82) "i-denuar-ne-itali-me-mbi-8-vite-burg-arrestohet-ne-kakavije-35-vjecari-nga-bulqiza"

Shqiperi

Gazeta Express

10/09/2025 9:23

I dënuar në Itali me mbi 8 vite burg, arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari nga Bulqiza

Shqiperi

Gazeta Express

10/09/2025 9:23

Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë.

Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.