Kuvendi i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i vënë në dispozicion dokumentacionin për verifikimin e mandatit të deputetëve.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës XI të Kuvendit më 12 shtator, në orën 10:00.Presidenti Begaj përcolli gjithashtu një mesazh për hapjen e legjislaturës së re të Kuvendit, të cilën e cilësoi si faqe të re në jetën institucionale të Republikës së Shqipërisë.
Në seancën e parë pritet të ngrihet komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve. Rezultatet e 11 majit prodhuan 83 mandate për Partinë Socialiste, 50 mandate për Partinë Demokratike, 3 mandate Partia Socialdemokrate, 2 mandate Partia Mundësia, 1 mandat Shqipëria Bëhet dhe 1 mandat Lëvizja Bashkë.Nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, 72 ulen për herë të parë në karrigen e parlamentit.