Kapen dhe dëbohen 3 kosovarë, po qëndronin dhe po punonin ilegalisht në Zvicër - Gazeta Express
string(77) "kapen-dhe-debohen-3-kosovare-po-qendronin-dhe-po-punonin-ilegalisht-ne-zvicer"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 7:32

Kapen dhe dëbohen 3 kosovarë, po qëndronin dhe po punonin ilegalisht në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 7:32

Gjatë një inspektimi në një kantier të ndërtimit në Baar, policia e Zugut arrestoi tre punëtorë të skeleve që punonin pa leje. Ata po ashtu qëndronin ilegalisht në Zvicër dhe u detyruan të largoheshin nga vendi pas një procedure të shkurtuar, transmeton albinfo.

Më 4 shtator, zyrtarët e policisë së Zugut kryen një kontroll të synuar kundër punës së paligjshme në një kantier ndërtimi në komunën e Baarit. Tre skeleristë tërhoqën vëmendjen e tyre. Njëri prej tyre iku me të parë policinë. Megjithatë, ai u kap dhe u arrestua disa metra më larg, në një fushë misri ngjitur. U arrestuan gjithashtu edhe dy skeleristë të tjerë.

Tre të arrestuarit janë kosovarë, të moshës 24, 29 dhe 34 vjeç. Hetimet e mëtejshme zbuluan se ata po qëndronin ilegalisht në Zvicër dhe punonin pa lejet e nevojshme të punës, shkruan polizeiticker.ch.

Prokuroria Publike e Zugut i ka dënuar ata me gjykim të shkurtuar për shkelje të shumta të Ligjit për Shtetasit e Huaj dhe Integrimin, dhe 24-vjeçarin gjithashtu për pengim të një akti zyrtar, secili me një gjobë prej disa qindra frangash.

Zyra e Migracionit u ka shqiptuar vendimin për dëbim nga Zvicra tre kosovarëve dhe tashmë u ka urdhëruar atyre të largohen nga vendi, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, 24-vjeçarit iu dha një ndalim hyrjeje për dy vjet në Zvicër, ndërsa 29 dhe 39-vjeçarëve përveç për në Zvicër, ndalimi për dy vjet i është dhënë  edhe për shtetet e Shengenit.