Malaj: Mbi 100 mijë nxënës më pak, ky është elementi kryesor që mungon në arsim - Gazeta Express
string(77) "malaj-mbi-100-mije-nxenes-me-pak-ky-eshte-elementi-kryesor-qe-mungon-ne-arsim"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 7:12

Malaj: Mbi 100 mijë nxënës më pak, ky është elementi kryesor që mungon në arsim

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 7:12

Nora Malaj, pedagoge dhe eksperte e arsimit ka diskutuar në Euronews Albania lidhur me arsimimin dhe nisjen e vitit të ri shkollor. Në vija të përgjithshme, sipas Malajt kemi një rënie të popullsisë dhe një shifër të ulët të numrit të nxënësve.

“Jemi shum larg arsimit cilësor. Mungon elementi kryesor, buxheti. Ky lloj buxheti i dhënë me këtë lloj trajektore të lëvizjes së popullatës që po shpopullohet, është një lajm i trishtë.

Jemi 112 mijë forca punëtore, 112 mijë familje që i kanë larguar fëmijët e tyre. Kemi studimet e ndryshme psiko-sociale ku thuhet se një nga problemet e ikjes së të rinjvë është jo vetëm standarti dhe cilësia në arsim por edhe pasiguria e jetesës dhe ankthi që jetohet.

Dita e parë e shkollës duhet të jetë festë për çdo familje. Thuhet se problemi fshihet në detaje, kjo na tregon që duhet të ulemi me shumë empati për ta parë çështjen e arsimit, jo më si çështje politike por si detyrim ligjor”, tha ekspertja e arsimit.

Më tej, me nisjen e Parlamentit në datë 11 shtator, Malaj ka bërë një thirrje ndaj çdo deputeti të bëhen bashkë në rritjen e buxhetit për arsimin.

“Dua të bëj një thirrje të gjithë deputetëve të majtë e të djathtë, të bëhen bashkë dhe kur të diskutohet buxheti i radhës, të rritet dhe kjo bëhet duke e bërë të gjithë së bashku, përndryshe do ta quaja një tradhti kombëtare”, tha Nora Malaj.