Përurimi në "Ulpianë", Përparim Rama: Bunkerët e frikës, sonte u ringjallën me art e energji të re - Gazeta Express
string(93) "perurimi-ne-ulpiane-perparim-rama-bunkeret-e-frikes-sonte-u-ringjallen-me-art-e-energji-te-re"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 23:09

Përurimi në “Ulpianë”, Përparim Rama: Bunkerët e frikës, sonte u ringjallën me art e energji të re

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 23:09

Sot në lagjen “Ulpiana” është bërë restaurimi i bunkerëve që gjenden afër parkut në këtë lagje.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se riaktualizimi i këtyre bunkerëve, është transformim për të mirën e fëmijëve.

Rama tha se dikur, këta bunkerë kanë simbolizuar frikë. Sot, sipas tij, ata janë hapësirë e shpresës.

“Restaurimi dhe riaktualizimi i bunkerave në lagjen “Ulpiana” e që ndoshta dikur kanë qenë bunkerë që e kanë përkujtuar atë kohën e vjetër, vetëm ndërlidhja me këto hapësira ka qenë frika e jo kënaqësia. Tash po i transformojmë për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e komunitetit të artit e kulturës, për të mirën e të ardhmes tonë. Si rezultat po e fusim Prishtinën si platformë e fuqishme e artit dhe kulturës”, tha Rama.

“Prishtina, përtej improvizimeve!”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.