Shqipëria merr fitore ndaj Letonisë, e kalon Serbinë në renditje - Gazeta Express
string(63) "shqiperia-merr-fitore-ndaj-letonise-e-kalon-serbine-ne-renditje"

Sport

Gazeta Express

09/09/2025 22:43

Shqipëria merr fitore ndaj Letonisë, e kalon Serbinë në renditje

Sport

Gazeta Express

09/09/2025 22:43

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore shumë të rëndësishme ndaj Letonisë me rezultat minimal 1-0.

Ishte minuta e 24-të e ndeshjes, kur Qazim Laçi fitoi penallti për Shqipërinë, pasi mbrojtësi letonez luajti me dorë pas harkimit të tij.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Kristjan Asllani që realizoi për 1-0.

Përkundër se Shqipëria vazhdoi duke dominuar dhe duke krijuar raste, gola më nuk pati në 45 minutat e para.

Kësisoj skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale të kuqezinjve 1-0.

Edhe në pjesën e dytë ishte Shqipëria që pati më shumë nga loja, duke krijuar më shumë raste.

Rast të artë iu dha kapitenit Berat Gjimshiti, por qendërmbrojtësi dështoi të shënonte nga afërsia duke gjuajtur jashtë portës.

Letonezët kanë mundur të barazojnë rezultatin në 1-1, por Mario Mitaj në minutën e 86-të largoi topin nga vija fatale.

Deri në fund nuk pati më gola dhe Shqipëria mori fitoren e dytë në kualifikimet për Kampionatin Botërorë.

Me këto tre pikë, kuqezinjtë shkojnë në kuotën e tetë pikëve në Grupin K dhe janë në pozitën e dytë, shtatë pikë më pak se lideri Anglia që ka 15 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është në muajin tetor ndaj Serbisë në udhëtim./GazetaExpress/