Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka lëshuar një deklaratë pas telefonatës së tij me Presidentin e SHBA-së Trump, pas sulmit izraelit në Doha.
Emiri thotë se Trump pohoi solidaritetin e SHBA-së me Katarin dhe “dënoi fuqimisht sulmin ndaj sovranitetit të tij”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Emiri i tha Trump se Katari e konsideron këtë një “sulm të pamatur kriminal” nga Izraeli dhe se vendi i tij “do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e tij dhe për të ruajtur sovranitetin e tij”.