Tragjike: Vdes një 71-vjeçar pasi rrëzohet nga Kalaja e Prizrenit, policia jep detaje - Gazeta Express
string(86) "tragjike-vdes-nje71-vjecar-pasi-rrezohet-nga-keshtjella-e-prizrenit-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 21:07

Tragjike: Vdes një 71-vjeçar pasi rrëzohet nga Kalaja e Prizrenit, policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 21:07

Një person është rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit, si pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima është M.K, i lindur në vitin 1954 – pra 71 vjeçar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Më datën 09.09.2025, rreth orës 11:11, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca”.

“Në vendngjarje, patrulla policore ka konstatuar se bëhej fjalë për personin me inicialet M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc, Malishevë, me vendbanim në Prizren. Sipas ekipit mjekësor të urgjencës, viktima ishte pa shenja jete”.

“Për momentin, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rënia e personit në fjalë. Policia, në konsultim me prokurorin, ka iniciuar rastin “Hetim i vdekjes” dhe është duke mbledhur informacione me qëllim sqarimin e plotë të ngjarje”, ka thënë ai. /Gazeta Express