Besnik Osmani, kandidat i LDK-së për kryetar të Fushës Kosovës ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ndër të tjera u pyet se si do të shkarkohet komunikacioni në qytetin e Fushë Kosovës.
Osmani zbuloi planin e tij:
“Komunikacioni në Fushë Kosovë shkarkohet duke ndërtuar dy linja të reja alternative që lidhen me kryeqytetin. Njëra është rruga hekurudha, është pjesa veriore e Fushë Kosovës që do ta lidhë me zonën industriale të Prishtinës. Kemi një trase që është pronë publike…”, tha Osmani në Pressing, transmeton Express.
“Rruga që do të kalojë mbi autostradë, do të lidhemi me rrugën A në Prishtinë”, tha ai tutje për alternativën e dytë.
“Pjesa tjetër, rrethrrotullimi në zonën industriale”, shtoi ai.