Rama: Zjarrvënësit të trajtohen si vrasës, dënim më i rëndë se për ndërtimet pa leje - Gazeta Express
string(82) "rama-zjarrvenesit-te-trajtohen-si-vrases-denim-me-i-rende-se-per-ndertimet-pa-leje"

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 14:27

Rama: Zjarrvënësit të trajtohen si vrasës, dënim më i rëndë se për ndërtimet pa leje

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 14:27

Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se zjarrvënësit duhet të trajtohen si vrasës dhe zjarrvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njëlloj si vrasja.

Gjatë prezantimit të paketës së re ligjore për mbrojtjen e territorit, kryeministri kundërshtoi faktin se dënimet për zjarrvënësit janë parashikuar më pak se dënimet për ndërtimet pa leje.

“Kundërshtoj atë që u paraqit këtu, por në këtë rast është opinioni im që dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë shumë më të rënda se dënimet për ndërtuesit pa leje. Nuk mund të dënohet vendosja e një zjarri si në Gramsh 3-8 vjet dhe e një ndërtimi të paligjshëm në një zonë pylli të mbrojtur 5-10 vjet”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se ndërtimin e paligjshëm një ditë mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin e pyjeve duhet vite e vite të tëra për ta bërë.

“Besoj se duhet riparë. Kam bindjen se zjarrvënësit duhet të trajtohen si vrasës dhe zjarrvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njëlloj si vrasja në kushtet kur trashëgimia e shumë brezave shkrihet brenda 2 apo 3 netësh dhe jetët e njerëzve vihen në rrezik, ndërkohë që bashkë me pyllin ikën edhe shtëpia. Kjo është taman vrasje me paramendim”, u shpreh Rama.