Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë dyditëshe pune në Strasburg.
Siç informojnë nga MPJ, në kuadër të vizitës ministri Mucunski do të marrë pjesë dhe do të flasë në ngjarjen solemne të organizuar me rastin e Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori.
Krahas kësaj, është paraparë të realizojë takime pune me sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Despina Haxhivasiliu, me zëvendësin e guvernatorit të Bankës për zhvillim pranë Këshillit të Evropës, Tomash Boçek, me drejtorin e përgjithshëm për të drejta të njeriut dhe sundim të së drejtës në Këshillin e Evropës, Xhanluka Espozito, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alen Berse.
tag_katrorimaqedoni_2