Zjarr i madh në Nekoc të Drenasit, flakët afrohen afër shtëpive – banorët në rrezik - Gazeta Express
string(80) "zjarr-i-madh-ne-nekoc-te-drenasit-flaket-afrohen-afer-shtepive-banoret-ne-rrezik"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 14:19

Zjarr i madh në Nekoc të Drenasit, flakët afrohen afër shtëpive – banorët në rrezik

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 14:19

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një zonë në fshatin Nekoc në komunën e Drenasit, duke shkaktuar panik tek banorët.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, duke u afruar në drejtim të shtëpive.

Lajmi.net, ka kontaktuar me policinë për të marrë më shumë informacione, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar përgjigje.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.