Suedezët e konsiderojnë si “goditje në stomak” humbjen nga Kosova - Gazeta Express
string(63) "suedezet-e-konsiderojne-si-goditje-ne-stomak-humbjen-nga-kosova"

Futboll

Gazeta Express

09/09/2025 13:33

Suedezët e konsiderojnë si “goditje në stomak” humbjen nga Kosova

Futboll

Gazeta Express

09/09/2025 13:33

Suedezët e kanë përjetuar rëndë humbjen e mbrëmshme nga Kosova.

Mediat suedeze e kanë goditur Kombëtaren e tyre pas ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe Federata Suedeze e Futbollit e ka uruar Kosovën për fitoren 2:0 përmes raportit të saj në faqen zyrtare, ndërsa e ka përjetuar një “goditje në stomak”.

“Humbja nga Kosova në Prishtinë dukej si goditje në stomak për të gjithë të përfshirët. Kosova i është përmbajtur planit të saj të lojës në mënyrë të përkryer. E ka kundërsulmuar Suedinë, që kishte vështirësi të krijonte raste në humbjen 2:0”, shkroi Federata Suedeze. /Gazeta Express