Një përleshje me grushte, shkelma dhe objekte të forta, deri edhe çadra të përdorura si armë, shpërtheu midis turistëve britanikë dhe tregtarëve turq të dyqaneve në resortin turistik të Alanyas.
Sipas mediave lokale, përleshja filloi jashtë një butiku në rrugën Ataturk, kur një grup prej gjashtë britanikësh filluan të ziheshin me një shitës që ishte ulur në hyrje të biznesit të tij.
Videoja tregon dyqanxhiun duke rënë përtokë pasi është goditur me grushte dhe shqelma, me kolegët e tij që vrapojnë për ta ndihmuar, shkruan “Protothema”.
Të implikuarit në sherr filluan të qëllonin me shkopinj dhe objekte të ndryshme ndaj njëri-tjetrit, ndërsa kalimtarët shikonin kaosin që shpalosej në mes të rrugës së ngarkuar.
Sherri përfundoi me grupin e paktë të turistëve që u tërhoq në një hotel aty pranë. Mediat turke raportuan disa të plagosur dhe autoritetet në qytetin e Alanyas vendosën një bllokim tre-ditor të biznesit ku filloi sherri.