Arrestohet 25-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, posedonte mina me telekomande - Gazeta Express
string(76) "arrestohet-25-vjecari-me-rrezikshmeri-te-larte-posedonte-mina-me-telekomande"

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 13:01

Arrestohet 25-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, posedonte mina me telekomande

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 13:01

Është finalizuar operacioni i koduar “Together”, duke arrestuar dy persona të dyshuar për armëmbajtje dhe posedim të minave me telekomandë, që dyshohet se mund të përdroheshin për ngjarje të rënda kriminale.

Në pranga ka rënë 25-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore, J.SH., i shpallur në kërkim që nga janari i vitit 2024 gjatë operacionit të koduar “Brothers”. Ai dyshohet se, së bashku me vëllanë e tij të arrestuar më parë, posedonte 2 mina me telekomandë të programuara për shpërthim në distancë. Po ashtu, është arrestuar edhe G. H., 28 vjeç, i cili dyshohet se e ndihmonte J. Sh., duke e fshehur nga policia.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar një automjet dhe tre celularë, që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të të arrestuarve.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Together”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Vihet në pranga dhe një 28-vjeçar, që e ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Together”.

Gjatë operacionit u kapën në Selitë dhe u vunë në pranga shtetasit:

J. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale;

G. H., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se përkrahte shtetasin J. Sh., duke e ndihmuar të fshihej.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.