Kurti e Konjufca i sulmuan duke përdorur fjalën tradhti, Osmani e arsyeton gjuhën, thotë se gjyqtarët e Kushtetueses "s’janë të shenjtë" - Gazeta Express
string(131) "kurti-e-konjufca-i-sulmuan-duke-perdorur-fjalen-tradhti-osmani-e-arsyeton-gjuhen-thote-se-gjyqtaret-e-kushtetueses-sjane-te-shenjte"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 13:02

Kurti e Konjufca i sulmuan duke përdorur fjalën tradhti, Osmani e arsyeton gjuhën, thotë se gjyqtarët e Kushtetueses “s’janë të shenjtë”

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 13:02

Ndonëse vetë Gjykata Kushtetuese e Ambasadat e huaja kanë reaguar dhe kanë dënuar sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje , për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, një gjuhë e tillë është në kuadër të debatit e normave të një shteti demokratik, shkruan Gazeta Express.

Në një konferencë për media ku Osmani është paraqitur plotësisht në linjë me partinë në pushtet lidhur me bllokadën aktuale në Kuvend për nënkryetarin e Listës Serbe, ajo ka thënë se s’është e vërtetë që nuk lejohet komentimi  i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sipas saj është krejt diçka normale që të bëhet debat nëse një parti duhet të ketë të drejtë të vetos dhe bllokadës në Kuvend ose jo.

“ Sa i përket sulmeve në përgjithësi, sepse e pamundur t’i përcjell gjitha zhvillimet. Ta themi qartë, Kushtetuta nuk e ndalon që ne të komentojmë vendimet e gjykatave. As nuk ndalohet kritika, po flasë për kritikën profesionale. Janë në suaza të normales, të demokracisë”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Kosovës ka thënë se është e rëndësishme që të zbatohen vendimet e Gjykatave dhe se s’duhet të pretendohet që gjyqtarët në Kushtetuese janë të shenjtë. Sipas saj, puna e tyre mund të komentohet, siç komentohet e gjithsecilit.

“S’po flasim për shenjtëri”, ka thënë Osmani.

Krerët e VV-së, Albin Kurti e Glauk Konjufca, në mbledhjen e KP të VV-së kanë sulmuar ashpër gjykatën Kushtetuese. Glauk Konjufca madje ka shkuar aq larg sa ka sugjeruar edhe se çfarë vendimi duhet të merret dhe cili vendim, sipas tij, do të ishte “tradhëti”.

“Por skenari i tretë të cilin as që mund ta imagjinoj, është ai më i keqi i mundshëm”, tha Konjufca. “Një skenar në nivel të tradhtisë shtetërore, do të thoja unë. Një skenar i cili ia jep Listës Serbe dhe Beogradit të drejtën e vetos mbi Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës nuk mund të jep peng i Listës Serbe”, kishte deklaruar Konjufca.

https://www.gazetaexpress.com/konjufca-kushtetuesja-ose-i-cele-rruge-kuvendit-te-vazhdoje-ose-na-con-ne-zgjedhje-skenari-i-trete-do-te-ishte-tradhti-shteterore//Express/