Artikulli anti UÇK me bashkautoren maqedonase, Osmani: Kryetari Basha vazhdimisht ma ka konfirmuar respektin për luftën - Gazeta Express
string(117) "artikulli-anti-uck-me-bashkautoren-maqedonase-osmani-kryetari-basha-vazhdimisht-ma-ka-konfirmuar-respektin-per-luften"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 12:50

Artikulli anti UÇK me bashkautoren maqedonase, Osmani: Kryetari Basha vazhdimisht ma ka konfirmuar respektin për luftën

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 12:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e sotme, është pyetur për artikullin kundër UÇK’së ku bashkautor është kryetari i ri i kuvendit, Dimal Basha.

Ajo tha se si përgjigje duhet të merret përgjigja e Bashës.

Osmani tha se në takim Basha ka konfirmuar respekt të plotë për sakrificën e popullit të Kosovës për liri dhe për luftën e drejt të UÇK’së.

“Nuk e kam lexuar ende, i kam dëgjuar shqetësimet dhe besoj që përgjigja që ai e ka dhënë është përgjigja që duhet ta merrni sepse si presidente e vendit nuk kam mundësi të merrem me punimet të cilat politikanët e Kosovës i kanë bërë në kohën kur kanë qenë student. Si kryetar i kuvendit, Basha vazhdimisht ma ka konfirmuar respektin e plotë dhe të madh për sakrificën e popullit të Kosovës që është bërë për liri, për luftën e drejt të UÇK’së dhe natyrisht që ne do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e kësaj lufte nga dezinformimi dhe propaganda e vazhdueshme serbe dhe nga pretendimet për ta rishkruar historinë.”