Celibashi: Votimi nga jashtë? Të bëhet nëpërmjet internetit, do garantonte eficensë, integritet dhe kosto më të ulët - Gazeta Express
string(112) "celibashi-votimi-nga-jashte-te-behet-nepermjet-internetit-do-garantonte-eficense-integritet-dhe-kosto-me-te-ulet"

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 12:11

Celibashi: Votimi nga jashtë? Të bëhet nëpërmjet internetit, do garantonte eficensë, integritet dhe kosto më të ulët

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 12:11

Ilirjan Celibashi theksoi gjithashtu se Kolegji Zgjedhor nuk duhet të shqyrtojë ankimimet zgjedhore, por duhet të jetë një instancë që lidhet me sistemin gjyqësor.

” Sa i përket Kolegjit, edhe para se të vija në këtë detyrë, kam qenë kundër Kolegjit që në krye të herës kur për herë të parë u pa si zgjidhje. Mendoj që duke u nisur nga mënyra se si është organizuar dhe funksionon, nuk është e përshtatshme. Për çdo zgjedhje thirren në përgjegjësi për shqyrtimin e ankimimeve në mënyrë rastësore gjyqtarë.  Çfarë ndodh? Një gjyqtar që është angazhuar me shqyrtimin e ankimimeve të shkuara nuk merret më. Ne nuk krijojmë një traditë apo eksperiencë me shqyrtimin e ankimimeve zgjedhore dhe kjo sjell vendimmarrje që ndodnjëherë nuk janë koherente. Kjo s’ka të bëjë me cilësinë e gjyqtarëve, por mënyra se si është organizuar kjo instancë nuk prodhon eficensë, efikasitet. Ndaj të jetë kompetente për shqyrtimin e ankimimeve zgjedhore gjykata e shkallës së aprë, ajo administrative, të jetë një instancë që është pjesë e sistemit gjyqësor. Le ta vendosë politika. Por për gjykimin tim, Kolegji Zgjedhor nuk është model që funksionon. Nuk ka të bëjë fare me cilësitë e atyre individëve që e përbëjnë. “, tha ai.Për votimin elektronik ai tha:“Unë si komisioner kam kërkuar që do të ishte më me dobi aplikimi i teknologjisë së informacionit, votimi nëpërmjet internetit i votuesit nga jashtë. Do të garantonte integritet të procesit, kosto më të ulëta dhe eficensë më të mirë në administrim të procesit.”