Turistët nuk i ndahen Korçës, operatorët: Prenotimet në juglindje deri në fund të tetorit - Gazeta Express
string(87) "turistet-nuk-i-ndahen-korces-operatoret-prenotimet-ne-juglindje-deri-ne-fund-te-tetorit"

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 12:02

Turistët nuk i ndahen Korçës, operatorët: Prenotimet në juglindje deri në fund të tetorit

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 12:02

Edhe gjatë muajit shtator, Korça por edhe qytete të tjera të juglindjes janë vizituar nga turistë të shumtë të Europës Perëndimore, të cilët kanë shfaqur interes kryesisht për sitet e trashëgimisë së kulturës e historisë. Një grup gjermanësh ka vizituar qytetin e Korçës, madje kishte prej tyre që janë rikthyer pas 18 vitesh.

“Vijmë nga Gjermania, Frankfurti. Nuk është hera ime e parë në Korçë. Kam qenë këtu 18 vite më parë. Ka ndryshuar shumë. Mendoj se në Korçë mund të çlodhesh, ndryshe nga Tirana që ka një jetë më të zhurmshme, dhe këtu mund të shohësh shumë gjëra në një kohë më të shkurtër.”

“Është hera ime e parë që vizitoj Shqipërine dhe Korçën. Mikpritja këtu tw bën përshtypje, isha në Tirane, ishte qytet modern ndërsa këtu qytet tradicional.”

Teuta Nasto, e cila shoqëron grupe të ndryshme turistësh gjermanë tha se pjesa më e madhe  kanë njohuri për historinë dhe vlerat e trashëgimisë kulturore për qytetet kryesore të vendit

Gjatë sezonit turistik, Korça dhe fshatrat turistike janë vizituar rreth 10% më tepër se një vit më parë. Operatorët shtojnë se rezervime nga grupe të huaja ka deri në fund të muajit tetor.