Vedat Muriqi ishte protagonist i Kombëtares së Kosovës mbrëmë në fitoren e madhe 2:0 ndaj Suedisë në kualifikimet e Botërorit 2026.
Sulmuesi kosovar e realizoi golin e dytë të Dardanëve në stadiumin “Fadil Vokrri” për trepikëshin e parë të ekipit të Franco Fodës, shkruan “Gazeta Express”.
E sot, futbollisti i Mallorcës sot e bëri një postim në rrjetet sociale përmes së cilit e shprehu gëzimin për fitoren e mbrëmshme.
“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, shkroi veterani i sulmit në Instagram.
Pas humbjes së thellë nga Zvicra me rezultat 0:4, Kosova u transformua mbrëmë duke e mundur Suedinë 2:0. /Gazeta Express