LAMM: Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa - Gazeta Express
string(56) "lamm-komunikacioni-ne-mbare-vendin-zhvillohet-pa-pengesa"

Maqedoni

Gazeta Express

09/09/2025 11:36

LAMM: Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa

Maqedoni

Gazeta Express

09/09/2025 11:36

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.