Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë regjistruar 33 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat dy janë aktive, dy janë nën kontroll dhe 29 janë shuar. Zjarret aktive janë në fshatin Nikushtak, Komuna e Likovës, dhe në territorin e Komunës së Studeniçanit, pranë fshatrave Varvara dhe Draçevicë, ku janë prekur pyje të përziera dhe bimësi e ulët.
Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), zjarret në komunën e Berovës dhe në komunën e Gazi Babës, janë vënë nën kontroll.
“Në rajonin e Shkupit, janë shuar zjarret në territorin e komunës së Gjorçe Petrov – rruga “Shar Planina” (deponi e mbeturinave), komunës së Gazi Babës – fshati Rastak (me bimësi të ulët) dhe Kamnik (me bimësi të ulët), komunës së Sopishtes – fshati Jabolci – Govrlevska Krasta (me bimësi të ulët) dhe komunës së Sarajit – fshati Rashçe (bimësi e ulët)”.
“Zjarret janë shuar edhe në komunat e Manastirit, Dollnenit, Resnjës, Krushevës, Strumicë, Strugës, Kavadarit, Çeshinovës-Obleshevës, Delçevës, Koçanit, Likovës, Kumanovës, Staro Nagoriçanit, Tetovës dhe Gostivarit”, thonë nga MPB.
tag_katrorimaqedoni_2