Policia Kufitare në Muriqan arrestoi me qëllim ekstradimi në Zvicër një shtetas gjerman të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia njoftoi sot se “si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasin gjerman P. P., 39 vjeç, banues në Zvicër”.“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Luganos, më datë 23.05.2025, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Trafik droge”, “Pastrim parash” dhe “Emigracioni i paligjshëm””, njoftoi policia.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Zvicër.