Dejona Mihali i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese, godet edhe Ahtisaarin që u kujdes për të "garantuar deri në pambarim për minoritetet" - Gazeta Express
string(131) "dejona-mihali-i-pergjigjet-gjykates-kushtetuese-godet-edhe-ahtisaarin-qe-u-kujdes-per-te-garantuar-deri-ne-pambarim-per-minoritetet"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 11:11

Dejona Mihali i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese, godet edhe Ahtisaarin që u kujdes për të “garantuar deri në pambarim për minoritetet”

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 11:11

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reaguar Gjykatës Kushtetuese pasi kjo e fundit i quajti të pamatura deklaratat e Albin Kurtit dhe zyrtarëve tjerë të VV’së kundër këtij institucioni.

Ajo ka thënë se Kushtetuesja “me masën që mori dhe me Aktgjykimin që pritet të nxjerrë për Listën Serbe po do ta shndërrojë vendin në etnokraci”.

“Paska reaguar Gjykata Kushtetuese. Rikujtojmë se Kosova është demokraci. Gjykata Kushtetuese me masën që mori dhe me Aktgjykimin që pritet të nxjerrë për Listën Serbe po do ta shndërrojë vendin në etnokraci.”

Ajo tha se Ahtissari “u kujdes deri në pambarim për të garantuar minoritet në Kosovë në kurriz të shqiptarëve”, por sipas saj ai nuk guxoi. “Pse duhet Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar ajo.

“Po të ishte kjo zgjidhja e kishte shkruar Ahtisaari. Se ai siç e di bota mbarë u kujdes deri në pambarim për të garantuar minoritet në Kosovë në kurriz të shqiptarëve. Por as ai nuk guxoi më tutje. Pse duhet Gjykata Kushtetuese?”, ka shkruar ajo dje në Facebook.