5 raste të dhunës në familje për 24 orë – Policia arreston gjashtë persona - Gazeta Express
string(72) "5-raste-te-dhunes-ne-familje-per-24-ore-policia-arreston-gjashte-persona"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 10:48

5 raste të dhunës në familje për 24 orë – Policia arreston gjashtë persona

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 10:48

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Të njëjtat janë raportuat të kenë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Obiliq e në Rahovec.

Nga këto raste, PK-ja ka bërë të ditur se janë arrestuar gjashtë persona.

Raporti:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 08.09.2025 – 03:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur në mes vete. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Podujevë / 08.09.2025 – 11:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 08.09.2025 – 17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Obiliq / 08.09.2025 – 18:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec / 08.09.2025 – 03:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar viktimen femër kosovare. Me vendim  të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.