Kombëtarja Spanjolle e Futbollit ka bërë skandal në prezantimin e shtetit tonë.
Në fakt, kjo Kombëtare në faqen e saj zyrtare në Facebook e ka paralajmëruar ndeshjen e sontme të ekipeve U-21 mes Kosovës dhe Spanjës në kualifikimet e Euro 2027 për këtë grupmoshë, shkruan “Gazeta Express”.
E në prezantimin e flajerit, spanjollët vendit tonë i referohen si “Territori i Kosovës”, duke e pasur parasysh se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet.
Kjo nuk është hera e parë që spanjollët bëjnë skandale të tilla pasi edhe në të kaluarën kanë ndodhur incidente të tilla duke u fshehur flamuri apo edhe duke u ndryshuar emri i shtetit të pavarur të Kosovës. /Gazeta Express