21-vjeçari godet me veturë pesë të rinj në Viti, një prej tyre në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(81) "21-vjecari-godet-me-veture-pese-te-rinj-ne-viti-nje-prej-tyre-ne-gjendje-te-rende"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 9:01

21-vjeçari godet me veturë pesë të rinj në Viti, një prej tyre në gjendje të rëndë

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 9:01

Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmë në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari me veturën e tij “Opel Insignia”, fillimisht ka goditur disa karrige e më pas pesë të rinj që po qëndronin aty.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur A. F., V. G., E. S., M. A. dhe A. S..

Katër prej tyre janë jashtë rrezikut, por A. F. është në gjendje të rëndë dhe është transferuar në QKUK.

Prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.