Lirohet “toka e xanun” në Kepin e Rodonit, Rama poston pamjet - Gazeta Express
string(58) "lirohet-toka-e-xanun-ne-kepin-e-rodonit-rama-poston-pamjet"

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 8:49

Lirohet “toka e xanun” në Kepin e Rodonit, Rama poston pamjet

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 8:49

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit, duke theksuar vijimin e aksionit për rivendosjen e rendit ligjor në zonë.

Ai shprehet se ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të “Rilindjes Urbane 2.0” dhe falënderon forcat e xhenjos për pastrimin e mbetjeve.

“Mirëmëngjes, dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e ‘tokës së xanun’ e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.