Ymeri: Kurti i fitoi tri herë zgjedhjet, por nuk e plotësoi Kushtetuesen me gjyqtarë - Gazeta Express
string(82) "ymeri-kurti-i-fitoi-tri-here-zgjedhjet-por-nuk-e-plotesoi-kushtetuesen-me-gjyqtare"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 7:26

Ymeri: Kurti i fitoi tri herë zgjedhjet, por nuk e plotësoi Kushtetuesen me gjyqtarë

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 7:26

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospërmbushjen e përgjegjësive në raport me Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se pavarësisht tre fitoreve zgjedhore, Kurti nuk ka plotësuar këtë institucion me anëtarë, duke lënë vendin në prag të mungesës së korumit.

“Qitash na e kishim pas njëfarë lirie pak më të madhe edhe karshi Radomir Llabanit, që po thotë Presidentja është rrezik për interesin shtetëror. Nuk ishim kanë në vijë, në kufij të korumit në Gjykatën Kushtetuese qysh jemi aktualisht”, tha Ymeri në Debat Plus.

Ai shtoi se përgjegjësia për plotësimin e Kushtetueses bie mbi shumicën parlamentare.

“Tash kush u dashtë me i zgjedh këta gjykatës të Gjykatës Kushtetuese? A duhet shumica parlamentare me inicuar këtë? A i kanë më së shumti vota apo jo? Më së pari është dështim i tyre, pastaj i të tjerëve”, u shpreh Ymeri.