Maliqi: Osmani është dashuir t’i ftonte akterët për të diskutuar për zgjidhje - Gazeta Express
string(75) "maliqi-osmani-eshte-dashuir-ti-ftonte-akteret-per-te-diskutuar-per-zgjidhje"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 7:16

Maliqi: Osmani është dashuir t’i ftonte akterët për të diskutuar për zgjidhje

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 7:16

Dje është njoftuar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i dërgojë të martën Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen e konstituimit të Kuvendit, proces ky po tejzgjatet.

Këtë veprim të Osmanit e ka kritikuar analisti i njohur Shkelzen Maliqi i cili tha se Osmani është dashuir t’i ftonte akterët për të diskutuar për zgjidhje, e jo të rrinte si “qyqare me bo sehir dhe me këqyrë a mundet disi me përfitu edhe një mandat të dytë për Presidente”.

“Ka mundur që nga fillimi me i komentu proceset si gardiane, me i ftua shpesh akteret që bllokonin institucionet në konsulta dhe, si masë e fundit, të jap edhe doreheqje nga posti që vendin do të çonte me automatizëm në zgjedhje të reja, kjo për hir të “rifunkcionalizimit të Republikës” dhe jo si qyqare me bo sehir dhe me këqyrë a mundet disi me përfitu edhe një mandat të dytë për Presidente. Kështu ka mbetë vetëm figurante dhe tani kinse po merr guxim me i komentu veprimet e Gjykatës Kushtetuese. Zgjim nga gjumi Po tash çka me komentu? Vetë zgjimin e Presidentes nga gjumi? Sipas përshkrimit ndoshta më të rëndësishëm të detyrave të saj, është gardiane e funksionalitetit të institucioneve”, u shpreh Maliqi për Periskopin.

Javën e kaluar, Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator, duke ia ndaluar deputetëve të zgjedhur të ndërmarrin veprime. Gjithashtu ndaloi edhe zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e qeverisë së re.