Mëngjes me vranësira, gjatë ditës maksimalja deri në 32 gradë - Gazeta Express
string(60) "mengjes-me-vranesira-gjate-dites-maksimalja-deri-ne-32-grade"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 7:08

Mëngjes me vranësira, gjatë ditës maksimalja deri në 32 gradë

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 7:08

Vransira kalojnë gjatë natës dhe orëve të mëngjesit të ditës së martë, por nuk shfaqen mundësi për të reshura. Më pas vransirat fillojnë të shpërndahen, e gjatë ditës do të ketë më shumë intervale me diell.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 4-7m/s. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 17C, derisa maksimale arrinë vlera prej 29C e 32C.

Më shpesh vransira kalojnë ditën e mërkurë, por mbetet nxehtë me maksimale deri në 31C e 33C. Nga dita e enjtë rrebeshe e bubullima do të përfshinë vendin, ndërsa temperaturat zbresin në 27C. Të premtën e të shtunën, do të ketë intervale më të gjata me diell, mirëpo orëve të pasdites në pjesë të vendit priten zhvillime të rrebesheve të shiut. Temperaturat zbresin deri në 25C e 26C. Minimalet në këtë periudhë luhaten ndërmjet 13C e 16C. Dero të enjtën frynë erë e lehtë dhe measatare nga jugperëndimi 3-11m, e më pas ndryshon drejtimin në veri e verilindore,njofton Mendimi për Motin.