Përparim Rama për investimet në fshatin Llukar: Mësim tërëditor, tabela digjitale, bileta e integruar e transportit publik e autobusë çdo 15 minuta - Gazeta Express
string(144) "perparim-rama-per-investimet-ne-fshatin-llukar-mesim-tereditor-tabela-digjitale-bileta-e-integruar-e-transportit-publik-e-autobuse-cdo-15-minuta"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 23:31

Përparim Rama për investimet në fshatin Llukar: Mësim tërëditor, tabela digjitale, bileta e integruar e transportit publik e autobusë çdo 15 minuta

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 23:31

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar fshatin Llukar dhe ka takuar banorët e fshatit, para të cilëve ka prezantuar edhe projektet e përfunduara për 4 vjet qeverisje.

Ai ka përmendur investimet në arsim, transport publik, infrastrukturë e bujqësi.

“Jam këtu me banorët e Llukarit. Fshat ky ku kemi sjellur mësimin tërëditor, tabelat digjitale, ndriçim, asfaltimin e rrugëve, biletën e integruar e autobus çdo 15 minuta, ashtu siç i ka hije kryeqytetit”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se fermerët e kësaj ane janë subvencionuar në blegtori, bletari, grurë, serra e mekanizma bujqësorë.

“Banorët kanë edhe disa kërkesa të reja, për të cilat kemi me punu fort me i bë realitet, sepse s’jemi këtu veç me premtu. Hap pas hapi, Llukari po kthehet në shembull suksesi për të gjithë Gollakun. E ju premtoj se ky është veç fillimi”, ka thënë Rama.