Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti njoftoi se aviokompania gjermane Condor Airlines tashmë e paraqet Kosovën të ndarë nga Serbia në platformat e saj, dhe jo bashkë, siç kishte bërë më herët.
“Të nderuar bashkatdhetarë, Për vite me radhë, aviokompania gjermane Condor Airlines e ka paraqitur gabimisht Republikën e Kosovës në platformat e saj, duke mos e shënuar atë në kufijtë e saj kushtuetues. Falë reagimit dhe angazhimit tonë të vazhdueshëm diplomatik, Republika e Kosovës tani paraqitet saktë dhe nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, siç mund të shihet edhe nga dëshmitë përkatëse”, shkroi Ajeti në një postim në Facebook.
Ai u kërkoi kosovarëve që jetojnë në Gjermani që t’i drejtohen Ambasadës nëse hasin raste të ngjashme.
“Nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë relevante, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla. “.