E harroi ndezur pas krimit, i dyshuari i atentatit në Shkodër e përdori një motor, pastaj iku me BMW - Gazeta Express
string(98) "e-harroi-ndezur-pas-krimit-i-dyshuari-i-atentatit-ne-shkoder-e-perdori-nje-motor-pastaj-iku-me-bmw"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 12:03

E harroi ndezur pas krimit, i dyshuari i atentatit në Shkodër e përdori një motor, pastaj iku me BMW

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 12:03

I dyshuari për atentatin në Shkodër përdori një motor për të kryer krimin ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Ai e harroi ndezur motorin dhe më pas mori automjetin tip “BMW” për tu arratisur.

Ai u arrestua me skafandër në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.

Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.

Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për tu larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit ai u dorëzua.