Afrim Gashi uron Ditën e Pavarësisë! - Gazeta Express
string(35) "afrim-gashi-uron-diten-e-pavaresise"

Maqedoni

Gazeta Express

08/09/2025 11:29

Afrim Gashi uron Ditën e Pavarësisë!

Maqedoni

Gazeta Express

08/09/2025 11:29

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, uron qytetarët me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e unitetit, paqes dhe përkushtimit ndaj së ardhmes euroatlantike të vendit.

“Në këtë përvjetor, mesazhi im për qytetarët është që të bashkohemi rreth vlerave të unitetit dhe përkushtimit për të përmbushur aspiratat e vendit tonë. Është koha që secili prej nesh të japë kontributin e tij në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend. Si një aleat i besueshëm i NATO-s dhe si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është një moment që na kërkon të vazhdojmë përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritshme për brezat që do të vijnë. Urime 8 Shtatorin- Ditën e Pavarësisë!”, ka deklaruar Gashi.