Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, është shprehur i shqetësuar për njërën nga urat në Veri. Ai ka thënë se kostoja e njërës urë është 10 fish më e madhe se një urë që e ka ndërtuar komuna.
Po ashtu ai ka thënë se ekziston mundësia e vërshimeve.
“Urat janë objekte që bashkojnë njerëz, qytete, shtete, që mundësojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve, ideve, kapitalit dhe normalisht që jam për ura, mirëpo mendoj sa i përket njërës prej urave ai është projekt që është në kuadër të projektit të liqenit artificial, rregullimit të brigjeve të lumit Ibër dhe është një projekt detal teknik që ka qenë aty një urë që i ka lidh 3 rrokaqiejt me pjesën jugore, ka qenë një rrugë e këmbësorëve dhe tash është një projekt i bukur, është një urë për këmbësorë dhe ka funksionin e një kaskade, një lloj dige, për me ngrit nivelin e ujit në Ibër dhe me u dokë ma bukur. Unë i kam dy shqetësime sa i përket asaj ure, e para d.m.th. ne kemi bë një urë atje në fillim të liqenit që e ka gjerësinë dhe gjatësinë më të madhe me një procedurë të prokurimit që ka kushtu 212 mijë euro dhe një urë e përmasave të ngjashme me kushtu sa gati 10fishi i asaj është temë pak interesante. Tjetra, nuk jam ekspert i urave por kam dilemat e mia në konsultim me njerëz të fushës, që në të ardhmen mundet me paraqit rrezik që me u shndërru në shkaktar të vërshimeve në Mitrovicë, uroj që kurrë mos të ndodhë, por nëse kemi vërshime të nivelit të tillë kam frikë se kjo do të jetë problematike. Ata që e kanë projektu, uroj që e kanë kalkulu mirë, por dilemat i kam. A përndryshe, i kuptoj njerëzit që kanë qejf dhe dëshirë me çështje të caktuar të bëjnë shumë PR edhe marketing politik se unë i mirëkuptoj. Edhe shumë deputetë të Kuvendit vijnë në vizitë në Mitrovicë edhe bëjnë selfie. Unë jetoj në Mitrovicë. Unë kam punuar në veri, unë dal në veri, lëviz. Kam dalë edhe kur ka qenë edhe më vështirë, kur ka qenë edhe më shumë vështirë me fillu ndërtimin e shtëpive në veri, por mendoj që ne e kemi punë me kry punën tonë, me bë vepra të mira, vepra që e lehtësojnë jetën e qytetarëve në Mitrovicë, pa dallim”, tha Hamza në Klan.