Policia e Shkodrës ka arrestuar një person lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në mes të qytetit.
Dyshohet se i arrestuari është i përfshirë në krim dhe pas ngjarjes ka tentuar të largohej, por është aksidentuar me një automjet tjetër. 2 të vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci i kësaj ngjarjeje të rëndë. Të plagosurit janë një kamariere, dhe Eugen Vaso.
Ndërsa viktima nga të shtënat kanë mbetur Armando Pali, ish-këshilltar bashkiak dhe ish-punonjës i IMT në Shkodër si dhe Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos, njëri prej të plagosurve dhe shënjestra e atentatit.Ngjarja ka ndodhur shumë pranë bashkisë së Shkodrës, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.