Ky është i dyshuari për antentatin në Shkodër që la të vdekur dy persona - Gazeta Express
string(72) "ky-eshte-i-dyshuari-per-antentatin-ne-shkoder-qe-la-te-vdekur-dy-persona"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 10:51

Ky është i dyshuari për antentatin në Shkodër që la të vdekur dy persona

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 10:51

Ragip Gila dyshohet të jetë autori i atentatit në Shkodër, me dy viktima dhe dy të plagosur.

ABC News ka siguruar edhe video nga momenti i arrestimit të tij nga policia. Gila u kap pasi u lokalizua nga forcat e policisë.

Ngjarja e rëndë rndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Armando Pali., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi Liridon Kraja 31 vjeç.

Ndërkaq, u plagosën shtetasi Erogen Vaso 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe kamarierja Meri Kaceri 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.