17-vjeçari nga Kosova që e theri me thikë mësuesen në Gjermani, jashtë rrezikut për jetën - Gazeta Express
string(88) "17-vjecari-nga-kosova-qe-e-theri-me-thike-mesuesen-ne-gjermani-jashte-rrezikut-per-jeten"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 10:28

17-vjeçari nga Kosova që e theri me thikë mësuesen në Gjermani, jashtë rrezikut për jetën

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 10:28

17-vjeçari nga Kosova, i cili të premten e plagosi me thikë mësuesen e tij në Essen të Gjermanisë, tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton “Waz.de”.

I riu ishte plagosur rëndë gjatë arrestimit nga policia gjermane.

Të hënën, Policia e Bochumit – që ka marrë përsipër hetimin – njoftoi se gjendja e tij është stabilizuar, por ai vazhdon të qëndrojë i shtruar në spital.

Deri tani, Prokuroria dhe Policia e Essenit nuk kanë dhënë asnjë koment lidhur me motivet e sulmit.

Edhe mësuesja e sulmuar mbetet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ishte dërguar të premten në Spitalin Universitar të Essenit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale.