Ahmeti kujton një prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së me një vizitë te familja: Jetën ia kushtoi lirisë së atdheut - Gazeta Express
string(115) "ahmeti-kujton-nje-prej-luftetareve-te-hershem-te-uck-se-me-nje-vizite-te-familja-jeten-ia-kushtoi-lirise-se-atdheut"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 10:36

Ahmeti kujton një prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së me një vizitë te familja: Jetën ia kushtoi lirisë së atdheut

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 10:36

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka kujtuar Hashim Ilazin, ish-ushtarin e UÇK-së, ndërsa ka bërë një vizitë te familja e tij.

“Lavdi për Hashim Ilazi “Buqin” Hashim Ilazi i njohur si “Buqi” nga Torina ishte një nga luftarët e hershëm të UÇK-së që jetën ia kushtoi lirisë së atdheut”, shkroi Ahmeti në një postim në Facebook.

“Edhe pse sot nuk është më mes nesh, kujtimi për të jeton në çdo relikt që familja e ruan me dashuri dhe respekt në një kënd të shtëpisë së tyre. Ai është pjesë e pavdekësisë së luftëtarëve të lirisë dhe veprat e tij mbeten të gdhendura në historinë dhe zemrat tona. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, shtoi ai.