Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan janë raportuar dy të zhdukur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë ata kanë dalë nga shtëpia të shtunën.
“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë me datën e cekur kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.